E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, bllokohen pese projektligje ne Kuvend

Pese projektligje per ceshtjen e pronave jane bllokuar ne komisionet parlamentare te Kuvendit. Perplasjet politike, por dhe tragjedia e shperthimit te depos se armatimeve ne Gerdec, kane lene menjane projektligje te tilla si ai per shfuqizimin e ligjit 7501 per token, per rishikimin e titujve te pronesise, ndryshime ne ligjin e legalizimeve, apo ai per tokat bujqesore. Projekte qe jane percaktuar per shqyrtim e votim kete jave. Te paret ne radhe qe presin voten e Kuvendit jane amendamentet e kryetarit te Grupit republikan, Arian Madhi. Qe prej nje viti, Madhi kerkon te shfuqizoje ligjin 7501 "Per Token" si dhe te ndryshoje ligjin per "Kthimin dhe Kompensimin e Pronave". "Jam i bindur se projektet e mia do te marrin voten ne Kuvend. Ato do te votohen ne seancen me te afert, nuk ka me vend per diskutime, pasi jane shqyrtuar", u shpreh dje Madhi per gazeten "Koha Jone". Ai ritheksoi se ndarja abuzive e tokes sipas ligjit 7501 duhet te marre fund menjehere, te pakten fillimisht ne zonat bregdetare. Kete gje, republikani e kerkon tashme prej nje viti, po pa asnje rezultat. Nga ana tjeter, kreu republikan kerkon edhe ndryshimin e ligjit te pronave. Nderhyrja ne kete ligj, konsiston ne shtyrjen e afatit te dorezimit te dokumentacionit per kthim e kompensimin e prones nga pronaret, deri me 31 dhjetor 2008. Por edhe ky ndryshim i pranuar edhe nga opozita nuk eshte votuar ende ne Kuvend.

Lista

Pervec dy nismave te republikanit Madhi, qe prej nje viti presin voten e deputeteve, ne Kuvend jane shtuar edhe tre nisma ligjore, po per ceshtjen e pronave te kerkuara nga ekzekutivi. Nje prej tyre, me i debatuari, eshte projektligji per ndryshime ne ligjin per "Legalizimin e Zonave Informale". Qeveria me kete nisme ligjore synon qe te gjithe siperfaqen e zene nga ndertimet pa leje, ta kompensoje si siperfaqe toke truall per pronaret. Ndryshimet e propozuara nga ekzekutivi parashikojne qe te shtojne kompetencat e Agjencise se Legalizimeve, ALUIZNI, duke ja marre pushtetit vendor. Ekzekutivi mendon t'ua heqe te drejten Keshillave te Rregullimit te Territorit qe te shprehen per miratimin e legalizimit te zonave informale, pasi vonojne kete procedure. Ndryshimet kundershtohen ashper nga opozita se shkelin hapur Kushtetuten. Nje tjeter projekt, qe po debatohet ashper ne komisione dhe ende nuk ka mundur te kaloje per votim, eshte ai per "Vleresimin ligjor te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore". Ky projektligj ka per qellim te vleresoje nje me nje te gjithe titujt e pronesise qe jane dhene per tokat bujqesore ne zonat turistike. Nje prej neneve te ketij projekti eshte kritikuar ashper jo vetem nga opozita, por dhe deputete te djathte, qe kundershtojne dhenien e tokave dhe atyre qe i kane marre padrejtesisht. Projekti i fundit qe ka ngecur ne Kuvend per ceshtjen e pronave eshte projektligji per "Kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore". Me kete nisme ligjore, qeveria synon t'u jape te gjithe perdoruesve te tokave bujqesore qe kane aktet e marrjes se tokes ne perdorim deri ne fund te shkurtit 1996, te drejten te kompensohen me truall nese toka iu merret per kompensimin e pronareve te ligjshem. Propozim qe ka shkaktuar debate jo te pakta ne komisionet parlamentare. Kunder kesaj nisme eshte shprehur jo vetem opozita, por dhe aleate te qeverise si Arian Madhi e Spiro Peci. Keta e kane cilesuar nderhyrjen e qeverise se njeanshme dhe kunder cdo procedure ligjore. Sipas tyre, eshte e pamundur qe qiramarresit te behen pronare.

Projektligjet e bllokuara ne komisione

Kerkesa per shfuqizimin e ligjit 7501 "Per Token"

Ndryshimi i ligjit per "Kthimin dhe Kompensimin e Pronave"

Ndryshime ne ligjin per "Legalizimin dhe Urbanizimin e Zonave Informale"

Projektligji per "Vleresimin ligjor te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore".

Projektligji per "Kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore"

Pronaret: Nuk kemi besim

Pronaret e ligjshem te tokave kane kundershtuar te pese nismat ligjore te depozituara ne Kuvend per pronat. Nenkryetari i shoqates "Pronesi me Drejtesi" Ahmet Sulstarova, tha per gazeten se asnje nga projektet si te qeverise ashtu dhe te republikaneve nuk i favorizon. Perkundrazi, sipas tij, disa prej projektligjeve i demtojne duke jua dhene token, personave qe e kane marre ne kundershtim me ligjin. Ne nje kohe qe, sipas Sulstaroves, duhet te mendojne si te kompensojne pronaret.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›