Reshjet, permbytet Tirana

Metropoli shqiptar eshte permbytur dje nga shirat e rrembyeshem. Dhjetera shtepi, por edhe biznese, kane pesuar deme te medha, ndersa "lumenjte" e vegjel te krijuar neper rruget kryesore dhe dytesore kane krijuar nje amulli dhe trafik teper te renduar. Disa nga lagjet me te banuara te kryeqytetit kane qene dje epiqendra e reshjeve te panderprera te shiut. Ndersa qindra banore jane detyruar te "ngujoheshin" ne shtepite e tyre, per shkak se shkalla e tyre ka qene e bllokuar nga permbytjet, si pasoje e shirave te rrembyeshem.
Demet
Mjaftoi nje shi i rrembyeshem, qe investimet disamilioneshe te disa qytetareve te shkonin kot. Disa prej bizneseve me te medha te zones se Farkes, madje edhe te vetmet ne llojin e tyre, jane mbushur me uje, duke i prishur hijeshine dhe milionat qe jane hedhur per t'i ndertuar. Dhe reagimi i pronareve dhe i menaxhereve ka qene i prere: "Nuk duam antireklame dhe panik", kane deklaruar ata, duke pare me dhimbje permbytjen e biznesit te tyre. Duket se zona e Farkes ka qene me problematikja gjate dites se djeshme. Edhe pse shiu kishte pak ore qe kishte pushuar, forcat e emergjences perpiqeshin ende qe ta benin te kalueshme uren e saj, si e vetmja menyre per t'u kthyer ne shtepi. 4 ekskavatore jane vene ne dispozicion te asaj zone, per te hequr masivet e dheut, si dhe per te shkulur pemet qe gjendeshin ne perroin e krijuar dje si pasoje e shirave te rrembyeshem. Gjithcka ne menyre qe ata banore, qe gjendeshin ne anen tjeter te ures, te kalonin dhe te shkonin ne shtepi.
Permbytjet
Edhe ne kete rast perballemi me nje paradoks te madh. Me shume permbytje ka pikerisht ne rruget ku ka me shume ndertime te reja. Nje gje e tille ka ndodhur ne rrugen "Irfan Tomini" dhe "Komuna e Parisit". Tek e para, bashkia nuk ka bere si duhet rrjetin e kanalizimeve, duke krijuar nje disproporcion mes nivelit te Lanes dhe rrjetit te kanalizimeve. Ujerat e bardha e kane te pamundur qe te derdhen ne Lane, si pasoje e moszbatimit te kushteve teknike ne ndertimin e ketij rrjeti. Edhe ne rrugen "Komuna e Parisit" gjendja paraqitet tejet problematike. Madje shpeshhere ka mjaftuar nje shi mjaft i lehte qe te kete probleme per banoret e kesaj zone. Nje gje e tille ka ardhur per shkak te mangesive ne rrjetin e kanalizimeve, gje te cilen po e paguajne shume shtrenjte qytetaret. Shume prej tyre u ankuan dje se u ishin permbytur dyqanet dhe shtepite. "Kemi frike madje edhe t'i leme femijet te dalin perjashta, sepse para pallatit jane krijuar pellgje uji te ndotur", tregojne banoret, duke kerkuar zgjidhjen ne menyre sa me te shpejte.
Parashikimi, shi deri ne fund te marsit
Moti i lagesht dhe shirat do te jene prezente deri ne fund te ketij muaji. Sinoptikanet parashikojne per dite me shi, por edhe bore ne vendet malore, nderkohe qe pritet edhe nje ulje e ndjeshme e temperaturave. Keshtu, per ditet ne vijim ne vendet malore keto temperatura do te zbresin dy grade nen zero. "Gjate dites se neserme pritet nje permiresim i kushteve atmosferike, por perseri do te kemi shira dhe vranesira", jane shprehur sinoptikanet. Sipas tyre, gjate gjithe javes moti do te jete i paqendrueshem, kurse temperaturat maksimale do te zbresin deri ne 13 grade celsius.
Bashkia, asnje reagim per situaten
Bashkia e Tiranes ka heshtur dje lidhur me situaten alarmante te permbytjeve ne te gjithe Tiranen. Ndonese pergjegjesia eshte totalisht e ketij institucioni, burime zyrtare nga Bashkia e Tiranes kane hezituar qe te tregojne se c'ndodhi ne te vertete dje ne sistemin e kanalizimeve ne disa prej lagjeve kryesore te Tiranes. Madje, ne adrese te popullates, se prekur nga permbytjet e dites se djeshme, nuk mberriti asnje sqarim, dhe asnje shprese per permiresim te situates se kanalizimeve. Kesisoj, qytetareve te Tiranes do t'u duhet te lusin Zotin qe te mos kete reshje shiu. Kjo, per arsye se, edhe pse ata i kane blere shtepite ne shuma marramendese, asnjeri nuk u garanton se shtepite e tyre nuk do te permbyten.