Regjistrimi i popullsisë, AK: Greqia autore e ligjit
Aleanca Kuq e Zi ka akuzuar sot Parlamentin grek se është autori i ligjit për regjistrimin e popullsisë, ndërsa ka kërkuar nga ministri i Inovacionit, Genc Pollo sqarime.
Sipas AK-së, Athina zyrtare ka kërkuar vëzhgues gjatë zhvillimit të regjistrimit, gjë që sipas tyre, vërteton se Greqia është autore e ligjit të miratuar në Parlamentin shqiptar.
AK ka kërkuar nga ministri Pollo të japë sqarime lidhur me pretendimet e Greqisë për të patur vëzghgues gjatë zhvillimit të procesit të regjistrimit.
Aleanca është kundërshtuese e fortë e regjistrimit të popullsisë me baza etnije dhe feje.
