E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët: Duam largimin e drejtorit të minierës

Minatorët e Bulqizës i japin kohë dëri nesër kompanisë “ACR” për të arritur një marrëveshje, përndryshe do të përshkallëzojnë protestat dhe grevën e urisë.
 

Këtë herë minatorët janë tërhequr nga kërkesa e tyre për t`iu paguar të gjitha ditës e grevës së urisë por kërkojnë nga kompania “ACR” të largojë drejtorin e minierës Medat Zogu.
 

Ndërkohë më herët pronarja e kompanisë ACR gjatë një takimi me përfaqësues të këshillit të grevës i dorëzoi atyre një marrëveshje e cila duhej të nënshkruhej nga minatorët.

Në marrëveshjen e ACR-së janë të përfshira investimet në minierë, rritja e pagës bruto me 20 përqind, jo mbishfrytësim të zonës minerare D, kushte më të mira pune, ngritje të këshillave për sigurinë në punë si dhe dhënia e pagës së 13-të.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›