ACR: Nuk largojmë admin. nga puna. Minatorët: Greva jashtë kontrollit
BULQIZE- Ka dështuar marrëveshja mes sindikatës së minatorëve dhe pronares së firmës DCM, e cila ka në varësi firmën ACR. Shkak për dështimin e kësaj marrëveshje është bërë mospranimi nga ana firmës kontraktore, largimi i drejtorit të minieres së Bulqizës Medad Zogu. Kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga pronarja e DKM, e cila është larguar pa firmosur kontratën.
Ndërkohë që mes tyre është rene dakord për disa nga kërkesat e parashtruara nga minatoret si: investimet në miniere, rritje me 20% të pagës së minatorëve, largimi nga territori i ACR i firmave të tjera, që shfrytezojne minierat në menyrë abuzive.
Sipas minatorëve në marrëveshje e ofruar nga ACR nuk përfshihet largimi i administratorit, pagesa për të gjitha ditët e grevës dhe protestave dhe nuk jepen garanci për investimet në nivelin e 16-të të minierës. Ndërkohë korrespondenti i NEWS24 raporton se presidentja ka vendosur që të largohet nga Shqipëria.
MINATORËT: GREVA DO DALË JASHTË KONTROLLIT
15:45 Menjëherë pas dështimit të takimit midis përfaqësisë së firmës ACR dhe minatorëve, këto të fundit kanë deklaruar se situata tashmë do të dalë jashtë kontrollit.
Korrespondenti i NEWS24 Enver Doci, raporton se minatorët të cilët kanë ndjekur mbledhjen nga Bulqiza kanë vendosur që greva do përshkallëzohet dhe rrezikon të dalë jashtë kontrollit. Greva sipas minatorëve do të vijojë pa afat, ndërkohë që kanë kërcënuar se do të bllokojnë rrugët nacionale. Nesër në mbështetje të minatorëve në Bulqizë do dalin në protestë familjarët, minatorë dhe fëmijët e tyre të cilët do braktisin bankat e shkollës për asrye se nuk kanë mundësi ekonomike.
Greva e minatorëve sot hyri në ditën e tretë të grevës. Mësohet se dhjetë minatorët e Bulqizës, vijojnë të qendrojnë në një godinë pranë kompanisë ACR, ndërsa pranë ambienteve të saj janë grumbulluar minatorë të tjerë mbështetës. Korrespondenti Enver Doci raporton se sot në ditën e tretë minatorët kanë shfaqur edhe shqetësimet e para në shëndet. Dhimbe koke, këputje trupi kanë qënë shqetësimet më të shpeshta. Ata kanë nevojë për kontroll mjekësor, por deri tani asnjë mjek i spitalit të Bulqizës nuk ka shkuar t’i vizitojë.
"Kemi 75 ditë që protestojmë për të drejtat tona. Nuk do të vazhdojmë punën derisa përfaqësuesit e "ACR"-së të plotësojnë kërkesat tona të bëra publike", është shprehur njëri prej minatorëve në një prononcim për News 24.
KOLECI: MJAF TOLERUAM
Ora 15:35 Ka dështuar pa asnjë marrëveshje tryeza e bisedimeve midis presidentes së kompanisë koncensionare ACR dhe përfaqësisë së minatorëve të Bulqizës. Kreu i sindikatës së minatoreve Bulqizë, Taf Koleci, menjëherë pas përfundimit të takimit deklaroi se minatorët do të vijojnë greven, deri në përmbushjen e kërkesave tyre, dhe se minatorët nuk do të bien pre e asnjë lloj presioni.
“Takimi dështoi se largimi ACR nuk pranon largimin nga puna të administratorit të miniserës së Bulqizës. Firma nuk pranoi dhe ne jemi në të njëjtëtn situatë me vijmin e grevës së urisë, e cila do ë zgjasë më shumë se e para. Pasi sot u dhanë disa sinjale jo pozitive nga firma, por ne nuk pranojmë presione. Por, ne nuk pyesim për presione, ajo tha firmoseni kontratën, por ju thashë ne nuk pyesim për presione ato janë një pikë uji mes oqeanit, ato harrojnë se aty janë 700 minatorë që kanë të gjitha mbi shpatulla. Ne i toleruam në shumë pika. Ne hoqëm dorë nga disa këkrkese, nga ditët e grevës pikërisht. Do ketë një shteg për të dalë nga situata”,- deklaroi Koleci.
ACR U OFRON MARRËVESHJE MINATORËVE
Ora 12:10- Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e minatorëve ACR ka propozuar një tjetët marrëveshje e cila në këto momente është duke u shqyrtuar nga Tafë Koleci e 5 minatorët në takim.
Gazetari i News24 Erjon Skëndaj ka mundur të sigurojë një kopje të kësaj akt marrëveshje she ka zbardhur disa prej pikave kryesore. Bëhet fjalë për një marrëveshje me 7 pika.
“Nëse do të firmoset kjo marrëveshje atëherë firma Dekometal merr përsipër zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve në punë, përmirësim dhe rinovim të mjeteve të punës. Garderobë e re, pajisje me dushe e ujë të pijshëm,”, thuhet në akt marrëveshje.
“Menjëherë pas mbarimit të grevës do të rritjet rroga bruto e minatorëve me 20%”, është një pikë tjetër e kësaj akt marrëveshje.
ACR ndër të tjera parashikon në marrëveshje pagesën e 20 ditëve grevë për minatorët dhe kjo në formën e lejes. ACR premton gjithashtu se do të japë për minatorët e Bulqizës edhe pagën e 13-të, 5 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Por në marrëveshje nuk përfshihet largimi i administratës së ACR, kërkesë kjo, ku kanë ngecuar edhe negociatat e mëparshme mes minatorëve të Bulqizës e ACR.
NJE PERFAQESI E MINATOREVE NE TIRANE, TAKIM ME ACR
Ora 11:00- Nis takimi mes presidentes së kompanisë koncensionare ACR dhe kreut të shoqatës së minatorëve Taf Koleci dhe kreut të sindikatës së minatorëve të Bulqizës, Dilaver Përkoxhaj.
Në takim ndodhet dhe Baki Bajraktari ish kreu i grevës së parë të urisë që u zhvillua gjatë muajit gushtdhe zgjati 27 ditë.
DEPUTETET PS NE BULQIZE
Ora 10:00- Një grup deputetësh të Partisë Socialiste do të udhëtojnë sot paradite drejt Bulqizës për të parë nga afër situatën si dhe për të diskutuar mbi kërkesat e minatorëve.
Takimi është parashikuar të zhvillohet në orën 10. 30 minuta në Bulqizë.
SOT NJË TJETËT TAKIM MINATORË-ACR
Ora 09:40- Sot në këtë ditë të tretë pritet një tjetër takim mes palëve. Komisioni i grevës dhe këshilli sindikal pritet të takojnë në Tiranë pronaren e kompanisë së kromit me qëllim që të arrihet një marrëveshje mes tyre. Në të kundërt ata paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë grevën e do të nisin bllokimin e rrugëve.
(m.a/s.g/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: ACR: Nuk largojmë admin. nga puna, Minatorët: Greva jashtë kontrollit