Fier, gjendet i mbytur 45-vjeçari

Një person i moshës 45-50 vjeç është gjetur i pajetë mesditën e sotme në lumin që kalon në fshatin Hambaraj, të Komunës Cakran të Fierit.
Viktima e pajetë është e seksit mashkull, dhe sipas policisë në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se dyshohet që viktima të jetë mbytur. Policia vazhdon punën për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.