E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, dështon takimi i “ACR” me minatorët

Dështon sërish marrëveshja mes përfaqësuesve të kompanisë “ACR”, dhe minatorëve të Bulqizës. Ditën e sotme ka dështuar sërish një tjetër takim mes dy palëve. Minatorët nuk kanë pranuar kontratën e ofruar nga “ACR” dhe shprehen të vendosur për të vazhduar grevën e urisë në Bulqizë. Të premten minatorët do të dalin me një qëndrim.

Në marrëveshjen e përbërë nga 7 pika e ofruar nga “ACR”-ja janë të përfshira investimet në minierë, rritja e pagës bruto me 20 për qind, jo mbishfrytësim të zonës minerare D, kushte më të mira pune, ngritje të këshillave për sigurinë në punë si dhe dhënia e pagës së 13-të.

Ndërkohë në marrëveshje nuk është përfshirë edhe kërkesa e minatorëve për largimin e drejtorit të minierës, kërkesë kjo që deri më tani është kundërshtuar nga kompania "ACR".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›