Shpërthimi në depon e skrapit, arrestohet pronari
Policia e Librazhdit ka arrestuar sot pronarin e depos së skrapit në të cilën si pasojë e një shpërthimi humbi jetën në 24-vjeçar.
Artur Bala është vënë në prangat e policisë pas ngjarjes së sotme ku si pasojë e një shpërthimi në depon e skrapit në pronësi të tij humbi jetën 24-vjeçari Besnik Bala.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e quajtur si kthesa e Murrashit në Librazhd ku si pasojë e shpërthimi të një predhe humbi jetën punëtori 24-vjeçar.
Në fillim u mendua se shkak për shpërthimi ishte bërë një bombël gazi por pas hetime u vërtetua që shkak për ngjarjen është bërë shpërthimi i një predhe.
Punëtori 24-vjeçar dyshohet se ka qenë duke prerë skrap në një kohë kur ka goditur aksidentalisht një predhë që ka shkaktuar shpërthimin që i mori dhe jetën.