Ren: BE do të zgjerohet drejt Ballkanit Perëndimor
Rrjedha negative e referendumit irlandez nuk do të ndikoj në procesin e zgjerimit të BE-së dhe Evropa ka të drejtë të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor.
Këto komente i bëri të martën evrokomisioneri për Zgjerim, Oli Ren në samitin evropian politik "Rikapitull për Ballkanin", në oragnizim të Fondacionit "Konrad Adenauer" dhe grupacioni "Miqtë e Evropës".
“ KE plotësishtë mbështeti perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe i përshëndeti reformat politiko-ekonomike në këto vende”, deklaroi Ren.
Ai tha se vendet e rajonit janë duke ecur drejtë BE, secili me tempon e tij, por është e nevojshme që t’i përmbushin standardet evropiane nëse synimi i tyre është BE-ja. (INA)