E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi: U dhamë shqiptarëve sërish zgjedhje pa standarde

“Do të kishim arsye për të uruar njëri-tjetrin në këtë sesion të ri parlamentar, nëse do t’i kishim dhënë popullit zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Ruçi.

“Jam i bindur se ne, opozita, lideri i saj, bëmë gjithçka që ishte në dorën tonë për të garantuar standarde demokratike, ndaj dështimin nuk e ndajmë dot të gjithë”, vijoi ai.

Sipas Ruçit, raporti i OSBE/ODIHR-it e mbeti në klasë vendin dhe mesazhi i tij ishte shumë i qartë, duke shtuar se drejtësia nuk e kaloi provën e paanshmërisë, “pasi vendimet e KQZ-së dhe të Kolegjit Zgjedhor u nënshkruan në zyrën e kryeministrit të vendit”.

“Raporti i OSBE/ODIHR-it është i qartë se në Tiranë janë hedhur më shumë vota se sa njerëz kanë votuar dhe këto vota kanë dalë nga xhepi i pushtetit”, nënvizoi Ruçi.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-09-05 20:58
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›