E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Opozita të jetë pjesë e reformave

Në fjalën e tij para deputetëve, në çelje të sesionit të ri parlamentar, Patozi tha se thjesht prania e opozitës nuk është e mjaftueshme, por ajo duhet të ketë më tepër vullnet dhe pjesëmarrje të vazhdueshme në Parlament.

“Ky sesion është vijim i një pune të përkushtuar”, tha ai, ndërsa hodhi poshtë të gjithë deklaratat e opozitës dhe të kreut të saj Edi Rama për zgjedhje jo të drejta. “Raporti i OSBE/ODIHR-it duhet të lexohet qartë”, u shpreh Patozi. “Integrimi është axhenda jonë kombëtare”, shtoi ai.

Patozi ftoi opozitën të niste punën për ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore, “si minimumi i përgjegjësisë dhe vullnetit për të hapur një kapitull të ri në komunikimin tonë politik”.

“Të vijojmë me ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, që pa asnjë arsye presin prej më shumë se tre vitesh miratimin konsensual. Le të ballafaqohemi me maturi e guxim me çdo rekomandim të OSBE/ODIHR-it dhe të plotësojmë bashkarisht ë 12 pikat e axhendës së integrimit për të shlyer detyrimin e madh që kemi ndaj qytetarëve shqiptarëve, pavarësisht se kë prej nesh kanë votuar”, nënvizoi Patozi.

Ai ftoi opozitën të japë votën e saj për heqjen e imunitetit të deputetit, duke i dhënë kështu, siç u shpreh z. Patozi, një mesazh të shumëpritur publikut, se do të nisim bashkarisht një betejë të re në parlament.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-09-05 21:10
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›