Meta Paralajmeruam te paret gabimin e Rames
Ndjesa socialiste per Kushtetuten dhe ndryshimet e bera mbi te ne 21 prill 2008 duket se po administrohet si dobesi nga kundershtaret politike te selise roze. Ne nje takim me Levizjen Rinore per Integrim ne Jal te Himares kreu i LSI-se Ilir Meta ka perdorur nota ironie ndaj kreut socialist Edi Rama per te cilin mendohet se i motivoi ndryshimet kryesisht per te goditur edhe LSI-ne. LSI-ja ishte e para qe paralajmeroi gabimin qe po behej me dokumentin themeltar te shtetit eshte shprehur Meta. Ai ka lene te kuptohet keshtu edhe njehere pergjegjesine e PS-se per situaten kushtetuese te krijuar ne vend per te cilen ndjesa e kryetarit te saj nuk mjafton e per me teper po lexohet si manover per te mbyllur problemet ekzistuese. Ai ka nenvizuar para te rinjve te LSI-se edhe raportet e permbysura tanime ne realitetin politik ne vend teksa sipas tij autoret e Kodit Zgjedhor te tanishem i projektuar per asgjesimin e LSI-se dhe te ndryshimeve ne Kushtetute sot kerkojne rishikimin pikerisht per arsye te goditjes qe moren nga sistemi i supozuar per te dhene sukses politik. LSI ka mbajtur gjithmone qendrime te drejta ne situata te rendesishme per vendin shtoi Meta duke ritheksuar me kete rast legjitimitetin e te gjitha vendimeve te marra ku natyrisht me i rendesishmi eshte ai i vitit 2009 kur LSI-ja pranoi te hynte ne koalicion me Partine Demokratike te drejtuar nga Sali Berisha.