Kryeministri ngushellime homologut cek per shuarjen e ambasadores Fialkova
Kryeministri Berisha i shprehu sot, me anë të një telegrami, ngushëllime kryeministrit të Çekisë, Petr Nečas, për ndarjen nga jeta të Marketa Fialkovas, ambasadore e Republikës Çeke në Shqipëri.
Në këtë telegram, kryeministri Berisha shprehet se me hidhërim të thellë mori vesh lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të Fialkovës.
“Në këtë moment të trishtuar, më lejoni t’Ju shpreh Juve dhe nëpërmjet Jush, familjarëve dhe të afërmve të ambasadores Fialkova, ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.
Ambasadorja Fialkova, që nga viti 2007 kur erdhi në Shqipëri e deri në momentin e ndarjes së saj të dhimbshme nga jeta, punoi me përkushtim duke dhënë një kontribut të çmuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe dy popujve tanë.
Dëshiroj të vlerësoj, veçanërisht, bashkëpunimin e ngushtë me të, në kuadër të Presidencës çeke të BE-së.
Duke ndarë me ju, vlerësimin e lartë për personalitetin e kësaj diplomateje të shquar dhe një mikeje të mirë dhe të paharruar të shqiptarëve, shpreh bindjen time të thellë për vazhdimësinë e përmbushjes së angazhimeve të marra së bashku me ambasadoren Fialkova, si shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e saj të çmuar”, pohon mesazhi i kryeministrit Berisha.