E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatoret Te henen ne greve urie

Komisioni i grevës dhe Këshilli Sindikal i minatorëve të Bulqizës, janë mbledhur së bashku për të vendosur për vendimet e mëtejshme të minatorëve.
Pas mbledhjes së ditës së enjte, Këshilli Sindikal i minatorëve të Bulqizës vendosen që të hënën të përshkallëzojnë protestat e tyre, pasi sipas tyre nuk mund të pranohet një zgjidhje me masa radikale.

Minatorët kanë deklaruar se greva e urisë ditën e hënë është e pashmangshme. Nga ana tjetër kompania e Kromit ACR, u ka bërë sërish apel minatorëve që t’i rikthehen punës në minierë, sipas ACR kërkesat e minatorëve janë plotësuar dhe këta të fundit duhet t’i rikthehen narmalitetit.

Gjatë gjithë këtyre ditëve minatorët kanë protestuar përpara zyrave të ACR, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 15:00. Minatorët kërkojnë që t’u paguhen edhe ditët e grevës, si dhe të largohet drejtori i minierës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›