E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Ruli padi ndaj Saimir Tahirit

Ministri i Bujqësisë Genc Ruli ka paditur për shpifje deputetin e Partisë Socialiste, Saimir Tahiri.

Padia e ministrit Ruli kundër deputetit socialist është depozituar në Gjykatën e Tiranës.

Gjatë fjalës që deputeti socialist Saimir Tahiri mbajti në Parlament në seancën e fundit, akuzoi Rulin për përfshirje në aferat me koncesionet e kromit, të bëra gjatë kohës kur ka qenë ministër i Ekonomisë.

Por kjo deklaratë e Tahirit e ka detyruar ministrin Ruli ti drejtohet drejtësisë për të vënë në vend reputacionin tij. Pikërisht në një njoftim për mediat Ruli shprehet se deklaratat synojnë të më cenojnë reputacionin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›