E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatoret e Bujqizes ende pa marreveshje me kompanine ACR

Ne Shqiperi ka deshtuar edhe sot perpjekja per arritjen e nje marreveshjeje mes minatoreve te Bulqizes dhe drejtuesve austriak te shoqerise Acr e cila ka ne administrim minieren.

Pas nje takimi disa oresh ne Tirane perfaqesuesit e minatoreve kane dale te pakenaqur duke deklaruar se nuk ishte arritur nje rezultat dhe se drejtuesit e Acr sipas tyre nuk I kane plotesuar te gjithe kerkesat.

Prej tre ditesh minatoret e Bulqizes kane nisur greven e dyte te urise ne nje ambient prane zyrave te ACR. Shoqeria sot ofroi nje marreveshje me 7 pika ku pranohet rritje e pages me 20 perqind permiresimi I kushteve te punes dhe realizim i investimeve. Ceshtja kryesore e pazgjidhur mbetet ajo qe lidhet me kerkesen e minatoreve per largimin e drejtorit te minieres.

Greva e minatoreve te Bulqizes u vu ne qender edhe te seances se javes se shkuar te parlamentit. I thirrur ne nje interpelance ministri I Ekonomise Nasip Nace fajesoi sindikatat per mosarritjen e nje zgjedhjeje duke i akuzuar ato se jane te mbeshtetur nga grupe te tjera financiare. Ndersa deputeti socialist Saimir Tahiri akuzoi perfaqesuesit e qeverise per korrupsion ne marreveshjen koncesionare te minieres se Bulqizes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›