E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje ne tre qytetare shqiptar i ekspozuar ndaj ryshfetit

Ne Shqiperi thuajse nje ne tre qytetare eshte I ekspozuar ndaj ryshfetit ndersa vetem 1 perqind e denoncojne ate. Keto jane disa nga perfundimet e nje sondazhi te kryer nga Instituti I Statistikave

Sondazhi eshte kryer me 5700 qytetare dhe nga perfundimet e tij rezulton se 193 perqind e te pyeturve kane paguar ryshfet ne 12 muajt e fundit. Shqiptaret u japin para nen dore mesatarisht 43 euro sipas sondazhit nepunesve te cilet duhet tu ofrojne atyre sherbime Sektori qe vleresohet me i korruptuar eshte ai shendetesise ku qytetaret shprehen se paguajne mjeket dhe infermieret.

30 perqind e qytetareve japin ryshfet ne menyre te vullnetshme ndersa ne 50 perqind te rasteve zyrtaret ua lene atyre ta nenkuptojne nevojen per pagese nen dore dhe vetem ne 10 perqind te rasteve ajo u kerkohet haptazi.

Korrupsioni ne Shqiperi mbetet nje problem I cili ngrihet me shqetesim thuajse ne te gjithe raportet nderkombetare pavaresisht se njihen edhe hapat qe jane bere per ta luftuar kete fenomen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›