E Diel, 1 Nëntor 2026

Bota dhe Europa te tronditur nga kriza ekonomike e Eurozones

Bashkimi Europian po paralajmeron se edhe me shume banka europiane duhet te rishikojne gjendjen e kapitaleve te tyre.  Ky paralajmerim vjen mbasi 9 banka europian deshtuan ne te quajturin testi i proves qe zhvillojne institucione te tilla per te parashikuar qendrueshmerine financiare  proces ky  qe u krye kete vere.   Shqetesimet shtohen nga ndikimi trondites qe mund te shkaktoje kriza bankare ne Europe. Disa i krahasojne pasojat e nje krize te tille me falimentimin e bankes se investimeve Lehman Brothers ketu ne Shtetet e Bashkuara ne vitin 2008.

Kjo eshte monedha qe simbolizon bashkimin monedha qe Europa po ben cmos per ta shpetuar. Kjo eshte Euro... Monedha qe bashkon 17 vende - te cilat po luftojne per te gjetur nje rruge shpetimi per te dale nga kriza financiare. Xhejms Valston punon ne Universitetin amerikan ne Rome.

Ata duhet te bejne dicka per te shpetuar Euron qe te shpetojne Europen. Nuk e kemi prekur fundin ende por jemi shume afer.

Madje aq afer sa sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner ndermori nje hap te pazakonte ne takim duke u dhene keshilla ministrave europiane te financave.

Nuk eshte ne interesin e Shtetev te Bashkuara qe Europa te dobesohet nga nje krize e sterzgjatur financiare e ekonomike.

Ne vitin 2008 banka amerikane e investimeve Lehman Brothers falimentoi duke shkaktuar tronditje ne ekonomine globale. Ekonomisti Xhakob Kirkegard thote se banka Lehman ishte e ngjashme me bankat e medha europiane.

Nese keto banka bien ne krize te menjehershme kjo do te  kete te njejtin efeket trondites ne tregjet boterore si renia e bankes Lehman Brioothers

Por ketu ka nje ndryshim te madh. Ne vitin 2008 Shtetet e Bashkuara u pergjigjen menjehere me hedhjen ne qarkullim te nje sasie te madhe fondesh ne kuader te nje program shpetimi financiar prej 700 miliard dollaresh.  Shtetet e Bashkuara e cuan per votim ne Kongres paketen e shpetimi financiar dhe aty ajo u miratua me nje votim te vetem.

Ne Europe ka 17 parlamente te ndryshme me kalendare parlamentare e zgjedhore  te ndryshme permes te cilave duhen ratifikuar e miratuar nisma te tilla.

Per momentin Greqia dhe disa vende te tjera kane nisur zbatimin e masave te ashpra ekonomike.

Aspak e ngjashme me cfare pame protesta e ketyre invalideve qe vuajne nga degjimi te cilet protestojne ndaj shkurtimeve te metejshme.  Disa eksperte sugjerojne se Greqia duhet lene te faliomentoje dhe te largohet nga Eurozona kjo do te lejonte forcimin e pjeses tjeter te grupit . Pol Tejlor punon me agjencine Rojters.

Greqia duhet te ndihmoje vetvehten.  Ata duhet te zbatojne me vertetesi programin e masave shtrenguse pasi po mbeten prapa me piksynimet e tyre fiskale.

Kjo do te thote se qeveria e Greqise nuk duhet te degjoje madje as protestuesit e heshtur dhe duhet te veproje me shpejtesi per te shkurtuar shpenzimet dhe te pakesoje administraten publike.  Pa arritur te grumbulloje te ardhurat nga keto nisma Greqia parashikohet te falimentoje muajin tjeter.  Dhe kete fat mund ta pesojne edhe vende te tjera te Europes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›