E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët e Bulqizës rikthehen në punë

Minatorët pas daljes nga greva e parë e urisë

Minatorët e Bulqizës i janë rikthyer sot punës në galeri pas 3 muajve ndërprerje të saj. Pas arritjes së marrëveshjes me kompaninë konccesionare ACR, dhe inspektimit të ambjenteve të minierës një ditë më parë nga Reparti i Inspektim- Shpëtim Minierave (RISHM) që dha OK e rifillimit të punës, janë rreth 700 minatorët që i rikthehen nëntokës.

RISHM vlerësoi një ditë më parë se minatorët mund të kthehen në punë, duke shtuar se në të njëjtën kohë duhet ndërhyrë në disa galeri për të bërë disa riparime.

Minatorët ndërprenë punën gati 3 muaj më parë për të kërkuar kushte më të mira në punë, investime dhe rritje page. Kërkesa këto të cilat janë plotësuar tashmë nga kompania ACR.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›