E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Jobs, Topalli: Humbëm njeriun që ndryshoi botën

“Sot, jemi zgjuar me një lajm të trishtueshëm. Steve Jobs nuk është më kështu shkruhet në një deklarët për shtyp të kryetares së parlamentit, Jozefina Topalli pas marrjes së lajmit për  ndarjen nga jeta të babait të Apple, Steve Jobs.

Apple sot ka humbur gjeniun që e krijoi. Bota ka humbur vizionarin më të dashur. Të rinjtë sot kanë humbur inspiruesin e tyre.- shkruan në deklaratën e saj, Topalli.

Ne të gjithë i jemi mirënjohës njeriut që me mendjen e tij brilante, me energjinë dhe pasionin e tij ndryshoi botën”,  u shpreh sot Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli pas lajmit per ndarjen nga jeta të gjeniut të teknologjisë, krijuesit të Apple, Steve Jobs.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›