Minatorët e Bulqizës, sot dita e 3-të e grevës

Minatorët e Bulqizës edhe ditën e sotme vijojnë grevën e urisë, e cila ka hyrë në ditën e tretë të saj. 20 minatorë qëndrojnë të ngujuar në minierë, 1400 metra nën nivelin e detit ndërsa pjesa tjetër e tyre vijon protestën pranë mjedisve të “ACR”.
Minatorët kërkojnë përmirësim të kushteve të punës, rritje të pagës dhe uljen e moshës së pensionit. Ata shprehen të sigurt për mosndërperjen e grevës dhe protestave deri në plotësimin e këtyre kushteve.
Ditën e djeshme 5 prej minatorëve lanë grevën për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore.