Sherbimi i Proves Jane shtuar denimet alternative totali 3820 te denuar

Dy vitet e fundit të funksionimit të institucionit të Shërbimit të Provës, ka patur rritje të dënimeve alternative të dhëna nga gjykata.
Dënimet alternative kanë patur efektivitet pasi nga vetëm 10-15 raste të të mbikqyrurve nga Shërbimi i Provës u janë rikthyer veprave penale.
Shërbimi i Provës përgatit raporte vlerësimi para dhe pas gjykimit si dhe realizon mbikëqyrjen e të dënuarve me dënime alternative me qëllim mbrojtjen e interesave publike dhe parandalimin e kryerjes se veprave penale.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, Arben Sefgjini, shprehet se dënimet alternative janë të domosdoshme se u japin mundësi autorëve të veprave penale për ri-integrim dhe rehabilitim, por nga ana tjetër kontrollohen dhe ndëshkohen për veprën penale të kryer.
Numri total i të dënuarve me dënime alternative që janë mbikqyrur nga Shërbimi i Provës janë 3820 të dënuar nga të cilët janë 584 të mitur.
Femrat të cilat kane përfituar nga këto dënime janë 310, ndërsa pjesa tjetër janë të gjithë meshkuj.
Kanë përfunduar periudhën e provës 513 të dënuar, gjykata ka kërkuar 1443 raporte vlerësimi dhe prokuroria 742 raporte vlerësimi nga Shërbimi i Provës.
Disa nga dënimet alternative janë, liri me kusht, gjysmë liria, qëndrimi në shtëpi, puna në interes publik, detyrimi për të mësuar një profesion etj.