ThaciKushtetuta dhe sovraniteti i Kosoves pertej cdo partneriteti

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha sonte se qellimi i vetem i operacionit per venien nen kontroll te vendkalimeve kufitare me Serbine ishte vendosja e rendit dhe ligjit ne tere territorin e Kosoves.
Ne nje konference per gazetare ne oret e mbremjes kryeministri Thaci tha se veprimet nuk jane te drejtuara kunder qytetareve serbe por jane ne sherbim te sigurise se tyre dhe te paqes e stabilitetit dhe bashkejeteses se te gjithe qytetareve ne Republiken e Kosoves.
Ai tha se vendimi i mbremshem ishte jo i lehte por i drejte dhe i domsdoshem. Kosova tha ai nuk mund te lejoje qe nje pjese e territorit te saj te jete vrime e zeze jo vetem e Kosoves por edhe Evropes.
Nuk mund te lejojme perjetesisht qe sovraniteti yne te cenohet. Nuk mund te lejojme qe nje pjese e atdheut tone te perdoret si vendkalim per mallra te kontrabanduara. Kjo eshte ne kundershtim jo vetem me parimet e ligjeve dhe kushtetutes por ne kundershtim te plote edhe me vlerat dhe parimet evropiane tha kryeministri Thaci.
Ai beri thirrje per mirekuptim gjakftohtesi dhe per bashkim ndersa i siguroi qytetaret se nuk do te behet asnje kompromis me askend per sigurine e vendit. Ne nuk do te bejme kompromis me askend per te drejtat kushtetuese dhe ligjore.
Ai i beri thirrje Beogradit qe te ndryshoje dhe evropianizoje qasjen ndaj shtetit te Kosoves dhe rajonit. Bashkepunimi i mire eshte ne interes te dy shteteve te popujve tane dhe perspektiven euroatlantike te dy shteteve tona dhe rajonit.
Ne punojme per hapjen e kufijve dhe asnje rrethane per ndryshimin e kufijve. Pra hapjen e kufijve te nje modeli evropian.
Ai tha se Kosova nuk ka kohe per te humbur dhe i duhet mbeshtetja
E kam thene se partneritetin tone me miqte tane nderkombetare duhet ta ruajme si syte e ballit. Por kushtetuta dhe sovraniteti i vendit tim jane te shenjta per mua per bashkepunetoret e mi dhe shkojne pertej cdo partneriteti dhe lojaliteti tha kryeministri Thaci.
Presidentja Jahjaga Mbeshtetje e plote per qeverine e Kosoves
Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga tha sonte se operacioni i policise per venien nen kontroll te kufirit verior te Kosoves me Serbine eshte nje veprim i qelluar qe ka perkrahjen e plote te popullit dhe te gjitha subjekteve politike ne Kosove por edhe perkrahjen nderkombetare sepse eshte e drejte sovrane dhe legjitime e shtetit qe te kete kontroll ne mbare territorin e vet.
Ne nje komunikate per opinion thuhet se meqe ne raundin e fundit te bisedimeve Serbia u terhoq pa asnje shkas duke vene ne rrezik edhe tri marreveshjet per te cilat dy delegacionet u pajtuan me nuk kishte asnje alternative tjeter pervec qe Republika e Kosoves me mjete legale e ligjore te shtrije autoritetin e pushtetin ne tere territorin duke luftuar keshtu kontrabanden dhe krimin e organizuar nje nga parakushtet per integrim evropian te Kosoves.
Republika e Kosoves te gjitha institucionet e saj jane te vendosura qe te zbatojne rendin dhe ligjin ne mbare territorin qe eshte ne te miren e te gjithe qytetareve te vendit pa dallim dhe qe i kontribuon paqes dhe stabilitetit ne rajon dhe me gjere. Dialogu eshte e vetmja rruge e normalizimit te marredhenieve ndermjet Republikes se Kosoves dhe Republikes se Serbise si dy vende sovrane qe ne rrugen e integrimit ne Bashkimin Evropian e kane te ardhmen e perbashket thuhet ne deklaraten e presidentes Jagjaga ne te cilen vleresohet puna dhe angazhimi i policise se Kosoves.
Presidentja Jahjaga i ka shprehur kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci perkrahjen institucionale per kete veprim te domosdoshem ne funksionim te shtetit.