Nje zjarr i fuqishem ka rene ne aksin rrugor Lushnje- Rrogozhine

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhinë, pranë fshatit Konjat.
Si pasojë e erës, flakët e zjarrit janë përhapur duke djegur rreth 1 ha tokë bujqësore, disa rrënjë ullinj dhe 300 rrënjë kajsi.
Menjëherë pas sinjalizimit, policia zjarrfikëse ka shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur brenda një kohë të shkurtër fikjen e zjarrit.
Flakët kanë rrezikuar djegien e traversave prej druri të hekurudhës.
Kanë qenë mjetet zjarrfikëse ata të cilët bënë të mundur lokalizimin e flakëve dhe shpëtimin nga djegia të hekurudhës.
Raste të tilla në rrethin e Lushnjës janë të shpeshta në këtë sezon, pasi fermerët kërkojnë pastrimin nga barërat të sipërfaqeve të tokave bujqësore.
Policia zjarrfikëse pas zjarrit të sotëm është vënë në kërkim të autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.