E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet me pistoletë në ambientet e shkollës

Në pranga ra Mirsad Heremi, 18-vjeç, lindur në fshatin Nakë dhe banues në Kukës.

Shtetasi i lartpërmendur, pas informacioneve te marra se mbante arme pa leje ne ambientet e shkollës së mesme ‘’Havzi Nela’’ Kukës, është vëzhguar nga Shërbimet e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit të Komisariatit Policisë Kukës. Pas daljes nga ambientet e shkollës, i riu është arrestuar.

Gjatë kontrollit te ushtruar ndaj tij iu gjetën dhe iu sekuestruan një pistolete tip Nagan, ‘’Smith & Watsson’’, dhe një pistolete e tipit ‘’Zastawa’’, e kalibrit 6.35 mm e prodhimit Çek. /S.Ll/Start/
 

                                                                                             2011-09-12 12:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›