E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Konomit, protestojnë gjyqtarët

Në të gjitha gjykata e vendit, seancat janë ndërprerë për 15 minuta duke u solidarizuar me familjarët e të ndjerit si dhe duke kërkuar më shumë siguri në punën e tyre. Gjithashtu, togat e zeza kanë kërkuar zbardhjen e vrasjes së gjyqtarit të Vlorës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:20 minuta të së shtunës, kur makina me të cilën udhëtonte gjyqtari Konomi ka shpërthyer, duke e lënë të vdekur në vend. “Gjyqtarët e kanë quajtur homazhin e sotëm një “Protestë të Heshtur”, në nderim të kolegut, mikut, birit dhe babait të dy fëmijëve Skerdit. Kjo protest, ka për qëllim sensibilizimin e organeve kompetente për të punuar fuqimisht, me gjithë autoritetin që u jep ligji, për të zbardhur sa më parë këtë ngjarje kriminale dhe për t’i vënë autorët e këtij akti terrorist, përpara drejtësisë, duke marrë dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e Gjykatës së Lartë.

Me anë të kësaj proteste, gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë, i bëjnë thirrje të gjithë opinionit publik,  shoqërisë civile në veçanti, që t’i ofrojnë pushtetit gjyqësor solidaritetin e mundshëm në këto çaste të vështira, pasi mbështetja dhe mirëkuptimi nga ana e tyre është i domosdoshëm në inkurajimin e gjyqtarëve, por edhe gjithë punonjësve të ligjit, për të dhënë maksimumin e tyre në luftën e pa kompromis kundër krimit, në dhënien e drejtësisë dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës.

Trupa e gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë siguron të gjithë qytetarët e këtij vendi se ky solidaritet, kjo mbështetje dhe ky mirëkuptim i kërkuar prej tyre, do të gjejë përkushtimin tonë në kryerjen e detyrës. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-12 12:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›