E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet trau i doganave greke

Doganierët grekë prej orës 07.00 të mëngjesit të sotëm nuk janë paraqitur në punë, për shkak se kërkesat e tyre ekonomike nuk u plotësuan nga qeveria e Greqisë.

Situata në dy pikat kufitare të rajonit jugor, Kakavijë (Gjirokastër) dhe “Tre Urat” (Përmet) paraqitet e qetë. Në këto pika, qytetarët nuk mund të kalojnë ndërsa të drejtën e kalimit kufitarë e kanë vetëm trupat diplomatikë dhe ambulancat me raste urgjence.

Greva e doganierëve grekë ka paralizuar importet dhe eksportet  dhe do të krijojë një dificit artificial me shumën 50 milionë lekë. "Gjatë ditëve të vazhdim të ardhurat nga shërbimet doganore do rritet ndjeshëm, për shkak të rritjes së fluksit të eksportit dhe importit", thanë burime zyrtare nga dogana e Kakavijës. /S.Ll/Start

                                                                                             2011-09-12 14:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›