Minatorët, kundër rritjes së normës
Duket se minatorët sindikalistë të minierës së nxjerrjes së kromit në Bulqizë kanë "gjunjëzuar" drejtuesit e kësaj miniere, të cilët në fillim të këtij muaji njoftuan rritjen e normës së punës. Bëhet fjalë për minatorët vagonistë që punojnë në thellësi të nëntokës. Rritja e normës nga 3 vagonë që ishte më parë, në 4.5 vagonë, për këtë muaj, u kundërshtua ashpër nga minatorët, të cilët kërcënuan me përshkallëzim të protestës së tyre deri në ndërprerje të punës, në rast se Drejtoria e Ndërmarrjes nuk do të tërhiqej nga vendimi i marrë prej saj. Kërkesa e minatorëve vagonistë për mosrritjen e normës, gjeti mbështetje edhe nga konfederata sindikaliste e kësaj miniere, ku drejtuesi i saj, Dilaver Përkoxha, nisi negociatat me drejtuesit e minierës për të mos rritur normën për vagonistët. "Në kontratën e nënshkruar nga firma e huaj koncesionare ruso-austriake me Sindikatën e Minatorëve, nuk është përcaktuar rritja e normës për vagonistët", thotë Përkoxha, "ndaj ne për asnjë moment nuk do të lejojmë që kjo kontratë të shkelet në mënyrë të njëanshme nga koncesionari".
Me gjithë punën e bërë nga firma private për përmirësimin e kushteve të punës në minierë, ende mbetet edhe shumë për t‘u bërë në këtë drejtim, ku mjafton të përmendim përdorimin e karrocave të dorës për nxjerrjen e kromit nga galeritë e kësaj miniere.