Qershor, ulen kreditë e këqija, rriten fitimet
Bilancet e bankave u përmirësuan ndjeshëm gjatë muajit qershor, kur kreditë e këqija pësuan rënie, ndërsa fitimet u rritën, bëhet e ditur nga të dhënat e paaudituara që publikohen çdo muaj nga Shoqata e Bankave. Kreditë e këqija ranë në 8.7 për qind të totalit të kredive, për shkak se gjatë qershorit nuk u raportua rritje e numrit të kredive të pakthyera. Në maj, kreditë e këqija patën arritur në 8.9 për qind, shifra më e lartë në shumë vite, kryesisht si pasojë e krizës botërore.
Fitimet e sistemit bankar në Shqipëri qenë pozitive gjatë qershorit. Ato arritën në 660 milionë lekë (rreth 5 milionë euro). Nxjerrja nga bilanci i kredive të këqija pa shpresë rikuperimi të plotë gjatë muajve të shkuar dhe rritja e provigjoneve për mbulimin e tyre patën sjellë rezultat financiar negativ për sistemin gjatë muajve prill dhe maj. Megjithatë, të dhënat e qershorit janë të paaudituara dhe në të shkuarën ka ndodhur që të ketë diferenca të rëndësishme mes të dhënave paraprake dhe atyre finale.
Kthimi mbi kapitalin aksioner për sistemin bankar shënoi vlerën 1.8 për qind për gjashtë muajt e parë të vitit. Megjithëse pozitiv, rentabiliteti i këtij viti është shumë herë më i ulët sesa vitin e kaluar. Gjatë gjashtëmujorit të parë 2008, bankat fituan 5 miliardë lekë (41 milionë euro) dhe patën kthim nga investimi në masën 16.6 për qind. Në atë kohë, kreditë e këqija qenë vetëm 4.3 për qind e totalit të portofolit.
Depozitat, ende në rënie
Sistemi bankar shqiptar njohu rritje në asete prej rreth 3 për qind në krahasim me një vit më parë, por rritja e aseteve qe pasojë vetëm e rritjes së kapitalit aksioner të bankave, ndërkohë që depozitat kanë shënuar rënie. Portofoli i kredive të sistemit është rritur me 18 për qind në bazë vjetore, shifër kjo shumë e ulët në krahasim me vitet e shkuara, por që gjithsesi mbetet shumë e lartë në krahasim me vendet e tjera të Europës. Rënia e depozitave në sistemin bankar u dedikohet tërësisht depozituesve individualë. Banka e Shqipërisë është shqetësuar vazhdimisht për këtë fenomen që ndodh për herë të parë, pasi të dhënat e depozitave shërbejnë edhe si tregues i mirëqenies së përgjithshme të shqiptarëve, si dhe paralajmërojnë për aftësinë investuese të vendit. Në qershor të këtij viti, shqiptarët patën rreth 5 miliardë euro depozita të vendosura në banka nga 5.2 miliardë që qenë në qershorin e 2008-ës. Ekspertët nuk janë të sigurt nëse rënia e depozitave ka ardhur si pasojë se shqiptarët nuk kanë para për të kursyer, apo po i mbajnë kursimet nën jastëk. Disa mendojnë se shkaku i rënies së depozitave qëndron në nivelin e lartë të papunësisë mes emigrantëve, të cilët janë një forcë e madhe parakursyese në Shqipëri. Disa ekspertë i frikësohen idesë që rënia e depozitave mund të jetë tregues i konsumimit të kursimeve nga shqiptarët në kohë krize.
Kursimet janë një parakusht për rritjen ekonomike në të ardhme, pasi përmes tyre realizohen investimet në aftësim profesional dhe teknologji të re. Në qershor, kredia e dhënë në Shqipëri prej rreth 3.2 miliardë eurosh, përbënte 66 për qind të depozitave të shqiptarëve në banka, ndërkohë që një vit më parë raporti qe vetëm 55 për qind. Banka e Shqipërisë paralajmëroi kohë më parë se në mungesë të kapitalit nga jashtë për bankat shqiptare, (bankat mëma në Europë kanë kufizuar ndjeshëm transferimin te degët e veta në lindje), kreditimi në lekë mbetet e vetmja hapësirë manovrimi në dispozicion. Por shumë pak shqiptarë janë të interesuar për kredi në lekë, për shkak të normës shumë të lartë të interesit që ajo mbart.