Referencat, Dogana "godet" fasonët
Një urdhër i datës 27 korrik, lëshuar nga kreu i Doganës, rrezikon të sjellë vështirësi pune për prodhuesit e veshjeve që furnizojnë tregun vendas. Bëhet fjalë për rritjen e referencave doganore për mallrat që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Europian. Masa e re rrit kostot për sektorin fason në vend, duke ia bërë aktivitetin më të vështirë, tani kur kriza ndërkombëtare ka prekur edhe Shqipërinë. Janë rreth 30 ndërmarrje që preken nga urdhri i ri i Doganës, të cilat paralajmërojnë me mbylljen e aktivitetit, duke lënë papunë të paktën 4 mijë persona. Problemi në fjalë është trajtuar edhe nga Ministria e Financave, gjatë një takimi të zhvilluar dy ditë më parë me Dhomën Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve. Biznesin e ka pritur në takim zv/ministri Florjon Mima, i cili ka udhëzuar zgjidhjen sa më shpejt të problemit.
Situata
Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve e shqetësuar nga numri i ndërmarrjeve që janë mbyllur, në prag, apo kanë reduktuar në maksimum numrin e punëtorëve dhe që u mungon likuiditeti për vazhdimin normal të punës për shkak të krizës, ndihet e kërcënuar nga një vendim i drejtorit të përgjithshëm të Doganës, Endri Pema. Urdhri konsiston "mbi vendosjen e disa indikatorëve kontrolli shtesë në vlerësimin doganor të mallrave me origjinë nga vendet jashtë BE-EU", duke prekur referencat me rritje. Për këtë shkak, biznesi që prodhon konfeksione për tregun e brendshëm ka zhvilluar një takim pune me zëvendësministrin e Financave dhe ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Në këtë takim, përfaqësuesit e biznesit të prodhuesve vendas të konfeksioneve ngritën shqetësime që lidhen me rritjen në mënyrë drastike të çmimeve të referencave të lëndës së parë, pavarësisht qëllimit të autoritetit doganor për një vlerësim më të mirë dhe real të disa grup-mallrave me origjinë nga vendet jashtë BE-së.
Ankesa
"Kërkesa për rivlerësim doganor dhe për verifikimin e raporteve të vlerës me peshën e këtyre mallrave dhe vendosja e indikatorëve të kontrollit shtesë nuk u referohet çmimeve reale të matura në bursat ndërkombëtare për produktet e importuara për nevojat e industrisë vendase të prodhimit të veshjeve e konfeksioneve të tjera", thotë Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve. Nisur nga ky urdhër, biznesi paralajmëron se, "është i detyruar të mbyllë aktivitetin, të pushojë punëtorët nga puna dhe Shqipëria të destinojnë të gjithë valutën e nevojshme për importin e këtyre produkteve, kur ato mund të prodhohen në Shqipëri me kosto e cilësi të pranueshme, duke mundësuar punësimin e një numri të konsiderueshëm punëtorësh". Aktualisht në rang vendi janë më shumë se 30 ndërmarrje të tilla që prodhojnë konfeksione për nevojat e konsumatorëve vendas, ndërsa numri i të punësuarve prej tyre në tregun e shitjes me shumicë dhe pakicë është mjaft i konsiderueshëm. Ndërkohë, Mima kërkoi argumentimin e këtij urdhri nga ana e DPD-së dhe tha në takim se, duke iu referuar shqetësimit të ngritur, urdhri përbën një anomali.
Llogaritja
Sa shtohet kostoja për veshmbathjet
Për të prodhuar një palë të brendshme në Shqipëri llogaritet një kosto prej 15-20 lekë për copë, në të cilën llogaritet paga e punëtorit+taksa e punës, shpenzimet dritë, ujë, qira, karburant, tatim-fitimi etj. Me vendosjen e indikatorëve të kontrollit shtesë, dogana ka vlerësuar për kapitullin 61 dhe 62 të nomenklaturës së kombinuar vlerën e zhdoganimit prej 1150 lekësh për kilogram veshmbathje. Duke respektuar edhe ligjin "Mbi Tatimin për Vlerën e Shtuar" për këtë kontingjent malli, vlera e zhdoganimit rezulton 230 lekë për kilogram. Sipas normativave ligjore, në një kilogram veshje të brendshme numërohen nga 33 deri në 45 palë. Kjo do të thotë që për të prodhuar në Shqipëri një palë veshje të brendshme duhen 15-20 lekë, ndërsa për të importuar një sasi të njëjtë duhen 55 lekë.