E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatorët në pritje të nënshkrimit të marrëveshjes

Oferta e re u bë tre ditë më parë, ku nuk parashikohet largimi nga detyra të administratorit të firmës, por plotëson të gjitha kërkesat e tjera të minatorëve, si rritjen e rrogës, uljen e moshës së pensionit, kryerjen e investimeve si dhe lejimin e nënshkrimit të marrëveshjes edhe nga kreu i sindikatës së minatorëve, Taf Koleci.

Protesta e minatorëve ka nisur rreth tre muaj më parë, kohë kur edhe u bllokua puna në nxjerrjen e kromit nga galeritë e minierës së Bulqizës. Gjatë kësaj kohe, Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës (METE), që nga ana e saj i pezulloi licencën ACR-së deri në kryerjen e investimeve.

Ndërkaq, gjatë ditëve të fundit minatorët kanë kërkuar një vëmendje më të madhe nga Qeveria duke i kërkuar asaj të rishikojë statusin e tyre dhe të vendosë në vend dinjitetin e punëtorëve të minierave, duke përfshirë këtu edhe kërkesat e mëparshme të tyre. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-07 12:26
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›