Minatorët në protestë, bllokojnë rrugët kryesore në Tiranë
Minatorët e mbledhur nga të gjitha qytetet e vendit protestuan dje para Kryeministrisë për ankesat dhe kërkesat e tyre. Me pankarta në duar, ku shkruheshin qytetet në të cilat ushtrojnë profesionin, kanë bërtitur për të drejtat e tyre, të cilat deri sot nuk janë respektuar. Për një orë rresht minatorët nuk janë ndalur, edhe pse në kohë me shi ata kanë qëndruar në mes të rrugës, duke bllokuar në këtë mënyrë trafikun për disa orë. Policia ka shoqëruar protestuesit, por nuk ka mundur të stabilizojë qarkullimin e automjeteve për të paktën dy orë.
Sipas kreut të Sindikatës së Minatorëve, Fiqëri Xibri, protestat nuk do të ndalojnë, madje do të jenë edhe më intensive në javët e ardhshme. Deri tani, pavarësisht organizimeve të tyre, kërkesat për takime me përfaqësues të qeverisë, askush nuk ua ka hapur derën. Për këtë, ata kanë deklaruar se do të ketë protesta të tjera, derisa dikush të ulet për të biseduar për hallet, ankesat dhe kërkesat e punonjësve të nëntokës. Për gjashtë muaj me radhë, minatorët në të gjithë vendin u janë nënshtruar protestave dhe grevave të urisë. Ata kanë djegur "pishtarët e demokracisë", të dhëna nga Sali Berisha. Sipas Xibrit, minatorët dhe të gjithë ata që kanë punuar në profesione të vështira nuk do të tërhiqen nga kërkesa për statusin, ku si pikë kryesore mbetet ulja e moshës së daljes në pension. Punëtorët e nëntokës kërkojnë në fillim njohjen e një viti pune, të barasvlefshëm me dy vite vjetërsi në punë. Kjo, për efekt të profesionit të vështirë dhe kushteve të pasigurta në të cilat punojnë. Kërkojnë që të dalin në pension pas 10 vitesh punë, të kenë një pension minimal mbi 25 mijë lekë, nga 6 mijë që është aktualisht dhe njëkohësisht të fitojnë statusin e punonjësit të nëntokës. Projektligji që ata kanë paraqitur kohë më parë në Parlament i shpjegon me detaje të gjitha lehtësirat për të cilat kanë nevojë minatorët, sqaron arsyet se përse duhet të ulet mosha e pensionit dhe në të njëjtën kohë rregullon ligjin aktual, i cili pas viteve ‘90 ka ardhur duke u deformuar dhe jo duke u përmirësuar. Punonjësit e nëntokës kërkojnë pension më të lartë dhe kushte më të mira në punë. Një pjesë e mirë e tyre kanë humbur jetën gjatë kohës kur punonin nën tokë, ndërsa shumica më e madhe vuajnë nga sëmundje profesionale. Pak kohë më parë, një projektligj i dorëzuar në Ministrinë e Punës sqaronte në një relacion se pjesa më e madhe e punonjësve të nëntokës dhe njëkohësisht edhe kategoritë e tjera e gëzojnë pensionin nga 3 deri në 4 vjet.
ZMQ: Prokuroria të zbulojë vrasjen masive të minatorëve
"Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve prej kohësh ka ndjekur me shqetësim humbjet e njëpasnjëshme të jetës së minatorëve në minierat e kromit. Ky fenomen është kthyer tashmë në një vrasje masive, të njerëzve që përpiqen të sigurojnë bukën e gojës në këto miniera. Ajo që bie në sy është heshtja dhe mosveprimi i organeve kompetente shtetërore, të cilat nuk kanë marrë dhe vazhdojnë të mos marrin masat e duhura për shmangien e këtyre vrasjeve". Ka qenë ky reagimi i djeshëm i Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve, pas protestës së minatorëve përpara Kryeministrisë. Sipas ZMQ-së, indiferenca e institucioneve shtetërore rrezikon t‘i kthejë këto miniera në kampe të shfarosjes në masë për popullsinë e këtyre zonave. Madje, përfaqësuesit e ZMQ-së kanë kujtuar se legjislacioni shqiptar, duke filluar nga dokumenti i saj themeltar, Kushtetuta, i jep një rëndësi të veçantë mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Ndërsa kanë shtuar se "ZMQ-ja vëren me keqardhje se mekanizmat që shteti duhet të ngrejë në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga ky legjislacion, ose janë inekzistente, ose funksionojnë me mangësi të mëdha". Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve ka kërkuar nga organet kompetente të marrin masa urgjente për parandalimin e këtyre rasteve. Gjithashtu ZMQ-ja ka kërkuar nga Prokuroria Shqiptare zbulimin e autorëve të vërtetë të asaj që e kanë cilësuar si vrasje masive.