Tiranë, bursa për 10 studentët më të mirë
Dhjetë studentët më të mirë të universiteteve shtetërore do të mbështeten me ndihmë financiare deri në përfundim të studimeve, kundrejt rezultateve të shkëlqyera gjatë çdo viti akademik.
Bursat universitare me vlerë 15000 lekë në muaj do të mundësohen nga kompania e telefonisë celulare AMC, e cila zhvilloi dje, ceremoninë e shpërndarjes së këtyre bursave për studentët më të mirë të përzgjedhur në degët inxhinieri informatike, telekomunikacion, inxhinieri elektronike, ekonomik, dalë nga konkurset e sivjetshme të Maturës Shtetërore. Këshilltari për Arsimin i Kryeministrit, Prof. Dr. Myqerem Tafaj, i ftuar në këtë ceremoni, pasi falënderoi drejtorin ekzekutiv të kompanisë celulare për shpërblimin e studentëve më të mirë përmes bursave, vlerësoi se "kjo iniciativë e marrë është një kontribut i vlefshëm për motivimin e studentëve më të mirë". Nga ana tjetër, vijoi Tafaj, hulumtimi i studentëve më të mirë dhe nxitja e tyre, i shërben në të njëjtën kohë edhe vetë kompanive private, pasi mund të pasurojnë stafin e tyre me studentë të kualifikuar. Ndërsa drejtori Ekzekutiv i AMC-së, Stefanos Oktapodas, pasi përgëzoi studentët për rezultatet e arritura, i inkurajoi ata për të vazhduar më tej në rrugën e nisur. "AMC është mjaft e interesuar që rezultatet e studentëve edhe në vitet në vazhdim të jenë maksimale, pasi në këtë mënyrë krijohen kapacitete elitare që do të vazhdojnë të kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë", tha ai.