Topalli "harron" për çfarë shkoi në Ndroq, bën fushatë
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë shfrytëzon çdo rast për të bërë fushatë. Dje, zonja Jozefina Topalli shkoi në Ndroq, për të ndihmuar gratë e kësaj komune për të kryer depistimin për kancerin e gjirit dhe qafës së mitrës. Dje, paradite, pothuajse të gjitha gratë dhe vajzat e Ndroqit, me tufa lulesh në dorë, kishin dalë që herët në mëngjes për të pritur Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë.
Në orën 9:30, ajo u shfaq në vargun e gjatë të makinave që e shoqëronin. Valët e telefonave celularë u bllokuan për të gjithë zonën. Gratë dhe vajzat shpërthyen në duartrokitje. Kryetarja, duke përshëndetur gratë, iu afrua foltores së ardhur enkas për të, me logon "Kryetarja e Kuvendit". Pas shpinës së saj tendosej, mes dy pemëve, një mushama blu. Gjatë fjalimit, edhe pse kishte shkuar për t‘u kujdesur për shëndetin e grave, nuk harroi të përmendte arritjet e qeverisë.
Kryetarja e Kuvendit, e para dhe pas saj gratë e gëzuara, dhe kryetarja e Komunës hynë në Qendrën Shëndetësore. Sa hyri, doli Kryetarja nga Qendra Shëndetësore. U përpoq që ta pyeste gazetari i "Fiks Fare" se mos kishin sjellë aparatura për diagnostikimin e banorëve për rrezatimin radioaktiv, që prej dy vjetësh është ngritur si shqetësim nga emisioni "Fiks Fare". Por Kryetarja nuk mund të priste, sepse, pas pak minutash, fillonte punimet Kuvendi i Shqipërisë.
Vizita e zonjës Topalli kishte të bënte me një program falas të qeverisë italiane, për të bërë depistimin te gratë për kancerin e gjirit dhe atij në qafën e mitrës.
Dy vjet më parë, "Fiks Fare" ka hedhur dyshimin se në Ndroq mund të ketë ndotje radioaktive, se ka me dhjetëra raste të njerëzve të prekur nga kanceri, që mund të ketë si shkaktar ndotjen e radioaktivitetit.
Por, në vend që të çonin një aparaturë për matjen e radioaktivitetit, bëjnë teste nëse ka të prekur nga kanceri. Dy vjet më parë, një mjeke stomatologe hodhi dyshimin në emisionin e "Fiks"-it se në fshatin Ndroq të Tiranës ka rrezatim. Mirela Gjoni, dentiste, e cila ka punuar për katër vjet në Qendrën Shëndetësore të Ndroqit, kërkonte të faktonte se në Ndroq ka rrezatim radioaktiv.
"Kam punuar në këtë fshat nga viti 1991 deri në 1995. Më pas ika në Kanada, ku u diagnostikova nga tiroidet, tumor beninj. Ata më thanë se ju kini kaluar diçka, rrezatim. Pasi mendova se ku mund të kem pasur këto probleme dhe duke marrë parasysh që shumë kolegë kanë qenë me probleme, vendosa të faktoja këtë gjë", është shprehur ajo. Më pas, ish-dentistja e fshatit tregon të gjitha dhomat ku kanë punuar kolegët e saj, e ku të gjithëve më pas u është shfaqur tumori.
Një ish-kolege e stomatologes, që ngriti këtë shqetësim, e cila ka qenë laborante për një kohë të gjatë në Qendrën Shëndetësore të Ndroqit, ka kaluar edhe ajo një tumor beninj në gji. Doktori tjetër i Qendrës, që e njohin të gjithë si doktor Bardhi, edhe ai kishte problem tumor beninj. Një tjetër stomatologe me emrin Bardha, ka pasuar tumor në gji. Së fundmi, ka qenë dhe Sermja, pastruesja e klinikës, e cila ka hequr gjëndrat tiroide.
Sipas mjekes që ngriti këtë dyshim, mjaft pacientë të zonës rrotull pjesës së lumit kanë pasur probleme. Gratë me tumor në gji, burrat me tumor në prostatë.
Ajo tregon se një mikja e saj, Silva, e cila e ka shtëpinë pranë klinikës, ka pasur të njëjtën diagnozë si ajo. Po kështu, pranë klinikës tregon edhe shtëpinë e Ilir Hoxhës, i cili nuk jeton më dhe ka pasur të njëjtin problem. Edhe një banor tjetër i Ndroqit, Shyqyri Kapllani, nuk jeton më. Edhe ai kishte tumor në tru. Lumturi Rremili nuk jeton më dhe ka pasur si diagnozë, kancer në gji. Një tjetër banore e Ndroqit, Zeliha Meta, u diagnostikua në Itali me të njëjtën sëmundje dhe nuk jeton më.
Të gjithë po shohin se numri i banorëve të Ndroqit, të prekur nga tumore të ndryshme rritet. Askush nuk e pranon zyrtarisht se atje ka rrezatim radioaktiv, por çojnë aparatura për të diagnostikuar të prekurit nga tumori.
Axhenda
Në orën 9:30, Topalli u shfaq në vargun e gjatë të makinave që e shoqëronin. Gratë dhe vajzat shpërthyen në duartrokitje. Kryetarja, duke përshëndetur gratë, iu afrua foltores së ardhur enkas për të, me logon "Kryetarja e Kuvendit". Pas shpinës së saj tendosej, mes dy pemëve, një mushama blu. Gjatë fjalimit, edhe pse kishte shkuar për t‘u kujdesur për shëndetin e grave, nuk harroi të përmendte arritjet e qeverisë. E para ajo, dhe pas saj gratë e gëzuara, hynë në Qendrën Shëndetësore. Sa hyri, ajo doli. Kryetarja nuk mund të priste, sepse pas pak minutash fillonte punimet Kuvendi i Shqipërisë.
Denoncimi
"Kam punuar në këtë fshat nga viti 1991 deri në 1995. Më pas ika në Kanada, ku u diagnostikova nga tiroidet, tumor beninj. Ata më thanë se ju kini kaluar diçka, rrezatim. Pasi mendova se ku mund të kem pasur këto probleme dhe, duke marrë parasysh që shumë kolegë kanë qenë me probleme, vendosa të faktoja këtë gjë", ka treguar ish-dentistja e fshatit. Ndërsa një ish-kolege e saj, laborante për një kohë të gjatë në Qendrën Shëndetësore të Ndroqit, ka kaluar edhe ajo një tumor beninj në gji. Doktori tjetër i Qendrës, që e njohin të gjithë si doktor Bardhi, edhe ai kishte problem tumor beninj.
"Viktimat"
Shumë banorë të zonës rrotull pjesës së lumit kanë pasur probleme. Gratë me tumor në gji, burrat me tumor në prostatë. Silva, e cila e ka shtëpinë pranë klinikës, ka pasur të njëjtën diagnozë si ajo. Po kështu, pranë klinikës tregon edhe shtëpinë e Ilir Hoxhës, i cili nuk jeton më dhe ka pasur të njëjtin problem. Edhe një banor tjetër i Ndroqit, Shyqyri Kapllani, nuk jeton më. Edhe ai kishte tumor në tru. Lumturi Rremili nuk jeton më dhe ka pasur si diagnozë, kancer në gji. Një tjetër banore e Ndroqit, Zeliha Meta, u diagnostikua në Itali me të njëjtën sëmundje dhe nuk jeton më.