E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët në protestë për moshën e pensionit

TIRANË- Minatorët kërkojnë nga qeveria të rishikojë ligjin për ta dhe moshën e daljes në pension. Ata kanë zhvilluar sot një protestë para Kryesisë së Parlamentit, mbështetur edhe nga sindikata të tjera në vend që protestuan sot për ligjin e pronave.
Sindikata e minatorëve në protestë ka kundërshtuar vendimin e Komisionit të Ligjeve për uljen e moshës për daljen në pension nga 65 në 60-vjeç, vendim i miratuar disa ditë më parë. Ata janë shprehur se nuk gënjehen nga ligje të tilla dhe se kërkojnë dialog me qeverinë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›