E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet punonjësi i policisë, mister shkaqet

VLORË- Një punonjës i policisë kufitare në Vlorë është vetëvrarë me armën e shërbimit, për motive që mbeten ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë. Shtetasi Bujar Bufasi, 46-vjeç është kthyer në banesë pas shërbimit të natës dhe në kohën që nuk ishte gruaja brenda në dhomë i ka dhënë fund jetës me një të shtënë pistolete.
Krisma është dëgjuar edhe tek fqinjët, të cilët janë alarmuar dhe kanë njoftuar policinë. Për babanë e dy fëmijëve, nuk ka pasur asnjë shans shpëtimi, pasi goditja i ka marrë jetën menjëherë.
Nuk dihet ende se cila ka qenë arsyeja që ai i ka dhënë fund jetës, ndërkohë që njihej si njeri i rregullt në punë e në lagje.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›