E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët përshkallëzojnë grevën

 Mbi 25 minatorët kanë nisur prej pesë ditësh grevën e urisë duke u ngujuar mbi 1 mijë metra nën tokë.

Një ditë më parë, dy prej minatorëve u detyruan të merrnin ndihmë mjekësore pasi humbën ndjenjat. Gjendja e tyre sa vjen e rëndohet, ndërsa nga ana tjetër firma as që e ka në mend të plotësojë kërkesat e tyre.

Drejtori i firmës austriake ACR tha se do të rriste rrogat me 20 për qind, por minatorët kërkojnë një rritje më të madhe. Gjithashtu, ata kërkojnë edhe më shumë kushte sigurie në punë. Një ditë më parë, edhe rreth 100 minatorë të tjerë shprehën gatishmërinë për të vijuar protestat. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-30 10:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›