E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot zgjedhje të pjesshme lokale në 10 komuna

Sipas vendimit të KQZ-së, zgjedhësit e komunave Shllak e Shalë (Qarku Shkodër), Pishaj e Papër (Qarku Elbasan), Mollas (Qarku Korçë), Kolsh (Qarku Lezhë), Armen dhe Finiq (Qarku Vlorë), Qendër Skrapar (Qarku Berat) dhe Zall Dardhë (Qarku Dibër), do të votojnë për kandidatët për kryetar komune dhe për këshillin e komunës.

Në dy komuna, Shllak dhe Shalë, nuk u zhvilluan zgjedhjet më 8 maj, ndërsa në 8 njësitë e tjera vendore u vërejtën parregullsi dhe KQZ-ja vendosi përsëritjen e procesit zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi dje se janë janë marrë të gjitha masat për zhvilliminn e një procesi të rregullt.  Zëdhënësi Leonard Olli bëri të ditur se duke përfshirë edhe kërkesat e mundshme ankimore pas zgjedhjeve të pjesshme të ditës së sotme, i gjithë procesi zgjedhor i 8 majit do të mund të përfundojë nga mesi i muajit gusht. Në këtë periudhë sipas tij do të mund të përcillen dhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 8 majit.

Në funksion të zhvillimit pa probleme të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 31 korrikut, pak ditë më parë Prezenca e OSBE-së në Tiranë mbështeti KQZ-në me pajisje në fushën e telekomunikacioneve.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-07-31 09:24
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›