E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, zyrtarë të LDK-së vizitojnë veteranët e UÇK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri u takua të mërkurën me kryetarin e Këshillit të Mbrojtjes së Ushtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.

Në këtë takim u diskutua për kërkesat e këtij Këshilli, i cili prej disa ditësh proteston përpara institucioneve të Kosovës.

Beqiri me këtë rast shprehu mirëkuptimin e LDK-së për kërkesat e pjesëtarëve të këtij këshilli, duke theksuar që Grupi Parlamentar i LDK-së do të angazhohet në mënyrë konkrete dhe në mënyrë konstruktive që çështja e veteranëve të UÇK-së të zgjidhet në mënyrë meritore sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›