E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatoret rikthehen ne greve urie

Minatorët e Bulqizës i janë rikthyer grevës së urisë, për shkak të kërkesave të tyre të paplotësuara. Greva e minatorëve, ndryshe nga ajo e herës së parë, këtë here zhvillohet në një nga ambientet e kompanisë së kromit ACR. Janë 10 minatorë, të cilët nga mëngjesi i sotëm kanë hyrë në grevë urie.

Kjo pasi pusi A1 ruhet nga forca të shumta policie. Prej më shumë se 2 muaj puna në minierën e Bulqizës është ndërprerë, ndërkohë që kompania e kromit ACR ka pranuar përmbushjen e disa kritereve përsa i përket rritjes së pagës dhe përmirësim të kushteve të punës. Minatorët kërkojnë pagimin edhe të ditëve të grevës së urisë dhe shkarkimin e drejtorit të minierës.

Kjo e fundit është një pikë e papranueshme nga kompania koncesionare e kromit ACR.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›