E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi dhe Fabregas

Leo Mesi dhe Çesk Fabregas, të lindur për të luajtur sëbashku, dyshja ideale që po bën të ëndërrojë popullin katalanas. Barcelona magjike e Pep Guardiolës ka rikthyer në vendlindje Çeskun, duke i shtuar një tjetër diamat kurorës së kampiones në Europë dhe Spanjë.

Që kur ishin sëbashku te skuadra U-16 në vitin 2004, të gjithë vini bast se Fabregas-Mesi do të ishte dyshja më e fortë e futbollit modren. Por dy lojtarët u ndanë sepse Leo kaloi në ekipin e parë blaugrana, kurse Fabregas zgjodhi të rritej si futbollist dhe si njeri nën urdhërat e Arsen Vengerit në Londër.

Tani që e mbylli aventurën te Arsenali, Fabregas është kthyer me bujë te Barcelona. Ai ka shënuar në të gjitha ndeshjet që ka luajtur dhe sëbashku me Mesin kanë lënë gjurmë të dukshme. 18 nga 24 golat që ka shënuar Barça ose janë shënuar ose janë ndërtuar nga njëri prej Mesit apo Fabregasit.

Ndërkohë, ”Topi i artë” Leo Mesi ka mundësinë të arrijë që në këtë sezon „legjedën” sezar Rodrigez. Me 235 gola, Rodigez është golashënuesi më i mirë i historisë së klubit katalanas. Mesi ka shënuar 189 gola deri tani, por duke menduar se në dy sezonet „pleshti” ka shënuar më shumë se 50 gola, atëherë rekordin historik është vetëm një çështje kohe, aq më tepër tani që ka edhe ndihmën e Fabregasit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›