E Diel, 1 Nëntor 2026

Transporti publik ne Durres i izoluar dhe pa sistem ajrimi

Autobusat e linjave urbane në qytetin e Durrësit janë krejtësisht të izoluar dhe pa sistem ajrimi.

Qytetarët përballen me kushte tepër të vështira, duke përmendur këtu vonesat në nisje, papastërtitë si dhe kushtet e mjerueshme.

Kjo ndërmarrje, e cila është nën varësine e bashkisë së qytetit, mbulon 4 nga 5 linjat ekzistuese dhe prej disa vitesh situata mbetet problematike sepse mungesa e fondeve ka bërë që autobusë tepër të amortizuar të qarkullojnë në shërbim të mijëra qytetarëve durrsakë.

Autobusët e linjave brenda qytetit, prodhime të disa dekadave më parë, qarkullojnë të tejmbushur me njerëz, nxënës, studentë, pensionistë, invalidë duke bërë që shqetësimi i qytetarëve durrsakë të jetë i madh

Para 5 vitesh u privatizua linja e vetme e shërbimit urban në Durrës, Durrës- Porto Romano, ku fale investimeve private u blenë autobuza të rinj e bashkëkohorë.

E kundërta ndodh në 4 linjat e tjera, Durrës-Plepa, në linjat e Shkozetit, Currilave dhe Unazës, ku autobusë të vjetër, madje krejtësisht të amortizuar qarkullojnë në rrugë.
Transporti brenda qytetit është një shërbim jetik për qytetarët, ku vetëm në Durrës lëvizin të paktën 150 000 persona ne ditë me autobuzat urbanë.

Rritja e standardeve të shërbimit urban ishte sfida e bashkisë së Durrësit ku gjatë fushatës elektorale u premtua jo vetëm ndërrimi i autobuzave të vjetër me të rinj, por edhe ofrimi i shërbimit falas për një sërë kategorish personash, projekt ky qe deri me tani nuk ka gjetur zbatim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›