Temperaturat ulen ditet qe vijne me shira dhe stuhi

Duke vazhduar nga dita e martë 20 shtator, do të kemi një ndryshim të ndjeshëm të temperaturave në të gjithë vendin.
Shërbimi Meteorologjik i Meteoalb, parashikon që ditët ne vijim, temperaturat do të zbresin 9-10 gradë celcius në të gjithë vendin.
Gjatë orëve të natës, vendi ynë do të përfshihet nga reshje shiu me intensitet të lartë, shoqëruar këto me stuhi dhe shkarkesa elektrike.
Reshjet fillimisht do të zhvendosen në veriperëndim të vendit dhe më pas do të kemi një zhvendosje në qendër të vendit.
Situata meteorologjike do të përmirësohet duke vazhduar nga dita e enjte, ku pritet të kemi temperatura normale për stinën e vjeshtës.
Reshjet do të rikthehen përsëri në fundjavë.
Muaji shtator do të mbyllet me një mot relativisht te paqëndrueshëm.
Ndryshimet e menjëhershme të temperaturave pritet të shoqërohen me virozat e stinës, të cilat prekin kryesisht moshat e vogla fëmijët, por dhe të moshuarit.