E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët sot protestë në Tiranë, para METE

TIRANE- Minatorët e Buqlizës protestojne sot ne Tirane, para Ministrisë së Ekonomisë dhe me tej asaj te Punëve dhe Çështjeve Sociale, ne vijim te protestes se nisur ketu e 2 jave me pare ne Bulqize.

Lajmerimi eshte bere nga kreu Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj, sipas te cilit minatorët nuk do të lëvizin nga Tirana derisa qeveria të gjejë një zgjidhje për situatën e krijuar, kushte me te mira pune, siguri ne pune e page me te mire.

Sipas organizatoreve, stacioni i pare eshte METE, e cila sipas protestuesve,  “po tregohet totalisht e papërgjegjshme dhe e pavëmendshme, pasi ajo i ka dhënë koncensionet me licensë dhe ka të drejtën e kontrollit të investimeve, moskryerja e të cilave ka dërguar në përkeqësimin e kushteve të punës, të pagës, dhe të sigurisë.”

Takimi i fundjaves mes perfaqesuesve te minatoreve dhe te firmes ACR nuk dha ndonje rezultat konkret dhe nuk coi ne ndonje marreveshje mes paleve, e per pasoje drejtuesit e protestes njoftuan vazhdimin e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›