E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi i Shqipërisë në BE, nesër takimi në Bruksel

Nesër pritet të mbahet në Bruksel, Këshilli i 3-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim -Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Drafti paraprak i përpiluar nga presidenca polake vlerëson zgjedhjet e zhvilluara në 8 Maj në Shqipëri, ndërsa bën thirrje që palët t`iu largohen interesave partiake si rruga e vetme për përmbushjen e 12 rekomandimeve të vendosura nga Bashkimi Europian.
 

Burime nga Brukseli bëjnë të ditur se Bashkimi Europian dhe presidenca polake janë të kënaqur që konfliktet dhe mosmarrëveshjet gjatë procesit elektoral u zgjidhën brenda kuadrit ligjor dhe atij kushtetues.
 

Mësohet se palës shqiptare pritet t`i rekomandohet vendosja sa më shpejt e një dialogu politik mes forcave politike dhe zbatimi i 12 rekomandimeve të Komisionit Europian.
 

Më herët edhe gjatë vizitës së tij në Tiranë në mars të këtij viti, Stefan Fule, tha se 12 rekomandimet e Opinionit të Komisionit Europian për Shqipërinë janë rruga e vetme për t`u bërë pjesë e BE-së.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›