E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët vijojnë protestën në Bulqizë

Edhe pse kanë ndërprerë protestën në Tiranë, minatorët vazhdojnë protestën në bulqizë. Këtë të hënë, punëtorët e nëntokës, kanë bllokuar ambjentet e kompanisë “ACR”, duke mos lejuar punimet në të. Protesta e nisur në orën 07:00 të mëngjesit, e cila përkon edhe me ardhjen e punonjësve në këtë kompani, ka sjellë përpara derës minatorët, të cilët kërkojnë plotësimin e kërkesave.

Minatorët nuk kanë lejuar që punonjësit e “ACR” të hynin në brendësi të ambjenteve, duke u shprehur të gatshëm të hynin dhe në grevë urie. Protesta e minatorëve, e cila vazhdon prej 22 ditësh në Bulqizë, u transferuar për disa ditë në Tiranë. Minatorët qëndruan për përpara kryeministrisë, duke kaluar natën jashtë dhe kjo solli reagimin e përfaqësuesve të kompanisë e cila menaxhon këtë minierë.

Drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie, deklaroi se do të përmirësohet kushtet e punës, por nuk do të kishte rritje të pagave. Sipas tij pagat janë të fiksuara në kontratë, dhe nisja e një greve nuk ishte e arsyeshme nga ana e minatorëve.

Kjo shkaktoi reagime të ashpra nga ana e përfaqësuesve të minatorëve, të cilët vazhdojnë ende protestën e tyre. Kërkesat e punëtorëve të nëntokës mbeten të njëjtat, që nga dita e parë; rritja e pagës 20%, përmirësimin e kushteve të punës si dhe uljen e moshës së pensionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›