Novergjia në heshtje për viktimat, Breivik sot para gjykatës
OSLO- Norvegjia do të mbajë sot në mesditë një minutë heshtje për të nderuar 93 personat që u vranë nga shpërthimi me bombë në zemër të Oslos dhe të shtënat me armë në kampin e të rinjve të Partisë së Punës në ishullin Otoja.
Njeriu i akuzuar për dy sulmet e së premtes në Norvegji, pritet të deklarojë veten të pafajshëm kur të dalë sot përpara gjykatës, pavarësisht se ka pranuar përgjegjësinë, duke i quajtur vrasjet “mizore por të domosdoshme”.
Madje 32 vjecari, i ka justifikuar aktet e tij me dëshirën për të nisur një revolucion në shoqerinë norvegjeze për të mbrojtur politikat kundër emigrimit dhe përhapjes së islamit.
Seanca e sotme gjyqësore është një seancë dëgjimore mbi paraburgimin e tij.
Policia norvegjeze vazhdon të hetojë nëse në këto sulme ka gisht njeri tjetër, pavarësisht se Breivik ka thënë se kishte vepruar i vetëm. Ndërkaq ekspertët mjeko ligjor kanë deklaruar se 32 vjecari kishte përdorur plumba të dizenjuar për të shpërthyer brenda trupit në mënyrë që ti shkaktojë dëme maksimale viktimave të tij. Forcat e sigurisë kanë nisur hetimet për lidhjet e dikurshme të Breivik me ekstremiste dhe anti-islamike.
(s.g/BalkanWeb)