Minatorët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Rreth 200 minatorët e Bulqizës edhe ditën e sotme do të vijojnë protestën e tyre përpara ambienteve të Kryeministrisë. Ata janë të vendosur se do të qëndrojnë për ditë me radhë në Tiranë, dhe nuk do të largohen pa u plotësuar kërkesat e tyre.
Minatorët bëjnë thirrje për më tepër investime në minierë për të rritur kushtet e punës. “Në minierën e Bulqizës do të plasë një Gërdec i dytë, nisur nga kushtet e pasigurisë në punë.
Janë kushte tepër të vështira për minatorët. Nëse nuk investohet miniera do të mbyllet dhe do të mbetemi pa punë. Jemi të shkatërruar, ndaj dhe presioni i minatorëve është që të përmirësohen kushtet e punës dhe paga është e fundit”, shprehet njëri prej tyre.