Korçë, zjarri u shkaktua nga qiriu i lënë ndezur

Një qiri i harruar ndezur në njërin prej apartamenteve, është bërë shkak i zjarrit të madhë të shkaktuar mbrëmjen e djeshme në Korçë. Sipas ekspertizës së policisë, mësohet se qiriu i lënë ndezur ka shkaktuar zjarrin në lagjen 6 në Korçë, duke lënë në qiell të hapur 4 familje.
Policia ka vënë në pranga 54-vjeçarin, Bajram Zyberi, i cili akuzohet për zjarrëvënien.
Fatmirësisht zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, dhe nuk ka pasur të lënduar në njerëz, pasi policia ka arritur në kohë evakuuimin e banorëve.