E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatorët protestojnë para METE-s: Duam takim me ministrin

TIRANE- Minatorët e Buqlizës u  vendosen sot paradite para Ministrisë së Ekonomisë për protestuar për plotësimin e kërkesave të tyre ekonomike dhe përmirësimin e kushteve e të sigurisë në minierë, brenda së cilës humbën jetën 16 minatorë.

Protesta nisi në orën 10:00 dhe kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj, në emër të minatorëve, kërkoi zgjidhje të kërkesave të tyre "në të kundërt do flijohemi këtu". Sipas tij  kjo ministri "po tregohet totalisht e papërgjegjshme dhe e pavëmendshme, pasi ajo i ka dhënë koncensionet me licensë dhe ka të drejtën e kontrollit të investimeve, moskryerja e të cilave ka dërguar në përkeqësimin e kushteve të punës, të pagës, dhe të sigurisë." 
Përfaqësuesit e sindikatës kërkuan takim me përfaqësuesit e ministrise për të gjetur një zgjidhje.


Protesta e sotme është në vazhdim të një proteste 2 javore që minatorët po zhvillojnë, edhe sot, në ambientet e kompanisë ACR në Bulqizë.

Nikollaj paralajmëroi dje se  keqpërdorimi i shfrytëzimit teknik të minierës rrezikon vendburimet e kromit. Sipas studime me ekspertë që ka kryer konfederata e sindikatave, “keqpërdorimi, shfrytëzimi, mos kryerja e investimeve dhe keqpërdorimi I zonës D,rrezikon mbylljen e saj brenda 15- 18 muajsh”, ndërkohë që “kjo minierë është një vendburim kolloz i kromit jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë. “

(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›